Kriza nga lufta në Ukrainë, guvernatori i BSH, Gent Sejko ditën e sotme ka dalë në një deklaratë për mediat për të folur në lidhje me krizën që po kalon vendi ynë dhe atë se çfarë pritet të ndodhë në muajt në vijim. Sipas Sejkos inflacioni arriti në deri 8%, duke e konsideruar atë si më të lartin që nga viti 1998.
Sejko ka bërë të ditur se është rritur 4 herë norma bazë si një masë e domosdoshme për ruajtjen e ekuilibrave financiar të vendin. Ajo që mbetet shqetësuese është se financat publike janë në pasiguri për të ardhmen. Ekonomia shqiptare rrezikon të jetë për një kohë të gjatë nën efekt të inflacionit të lartë. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë thekson se inflacioni i lartë rrezikon shtresat e varfra dhe ndikon në demokracinë e vendit