Azilkërkuesit që pretendojnë se janë fëmijë do t’i nënshtrohen testeve mjekësore në kocka dhe dhëmbët e tyre për të përcaktuar nëse po thonë të vërtetën ose j.
Një raport për Home Office rekomandon që në rastet kur mosha e një refugjati është e diskutueshme, ata duhet t’i nënshtrohen rrezeve X dhe skanimeve MRI të dhëmbëve dhe kockave të tyre që mund të ndihmojnë në vërtetimin e moshës së tyre.
Komiteti i përkohshëm Këshillimor i Shkencës për Vlerësimin e Moshave (AESAC) u krijua nga sekretarja e atëhershme e Brendshme Priti Patel një vit më parë, mes frikës se shumë të rritur, gënjejnë se nuk kanë kaluar moshën 18 vjeçe me qëllim që të përfitojnë azil.
Testet flitet se mund të jetën gati brenda një viti, por kjo ka hasur edhe në kundërshtimin e sindikatave mjekësore, pasi përballja me rreze X mund të jetë e dëmshme për shëndetin e personave që iu nënshtrohen.
Mirëpo, gjatë kohës kur numri i azilantëve është rritur dhe Britania e Madhe ka qenë mjaft e vendosur për të mos pranuar asnjë kërkesë që vjen nga vendet e sigurta, mes tyre edhe Shqipëria, ministrja e Brendshme Suella Braverman, është e vendosur për të sjellë metoda të reja për planin e saj.
Ky vendim erdhi pasi Patel zbuloi se 2/3 e rasteve të një azilkërkuesi që pretendonte se ishte i mitur, u zbulua se ishin të rritur. Në këto kushte ato kanë përfituar në mënyrë të padrejtë strehim dhe arsim.