Janë siguruar 19 mijë euro për ndërhyrjen që kreu aktori Genc Fuga, pas një goditje që mori në tru. Ka qenë bashkëshortja e tij, Eni Fuga, që apeloi në Facebook për ndihmë. Eni kërkoi brenda mundësisë së kujtdo, veçanërisht kolegëve të Fugës, të kontribuonin për të siguruar 19 mijë euro.
Shuma është siguruar përmes Go Fund Me.
“Falenderoj me zemer se pari ekipin e spitalit Amerikan per perkushtimin dhe profesionalizmin. Faleminderoj cdo njerin nga ju per suportin dhe mbeshtetjen, per cdo fjale dhe kontribut. Shuma u sigurua. Faleminderit nga zemra perseri!”, ishte reagimi i aktores pas mbështetjes së jashtëzakonshme që i është dhënë familjes, jo vetëm financiarisht, por edhe përmes mijëra komenteve që luten për shëndetin e Gencit”, shkruan Enerjeta.