Konsulentja e modës Heather ka ndarë disa këshilla se si të vishen gratë pas të 50-tave.
Siç thotë ajo, shumë gra kombinojnë gabimisht disa veshje dhe këto gabime i bëjnë të duken më të vjetra se sa janë.
Për shembull, pantallonat e lehta në kombinim me një këmishë me lule nuk janë një zgjedhje e mirë.
“Ky stil ka një sërë disavantazhesh. Një bluzë, për shembull, mund të jetë e mirë si pjesë e një veshjeje për punë, apo biseda rreth punës, por për situata të tjera është shumë konservatore dhe nuk rekomandohet”.
“Gjithashtu, grazëtë e moshës së mesme duhet të shmangin një print të madh me lule me ngjyra të forta. E di që ka shumë të reja që e duan atë dukje, por kur praktikohet nga një femër në moshë të mesme, ajo nënkupton vetëm një gjë: ‘zonjë e moshuar’”, tregon Heather.