E pamundur të mendohet, por futuristët parashikojnë që në vitin 2045 humanët të jenë të pavdekshëm. Një revolucion i tillë në gjenetikë pritet të ndodhë falë avancimit të teknologjisë.
Raymond Kurzweil, një ndër futuristët më me zë në rang ndërkombëtar i cili parashikoi të gjitha arritjet teknologjike deri më sot 20 vite para se të ndodhnin, ka hedhur hipotezën se viti 2045 do të na gjejë të pavdekshëm, falë nanoteknologjisë dhe gjenetikës.
Në fakt në vitet në vijim priten revolucione në fushën gjenetike, nanoteknologjike dhe robotike, dhe falë teknologjisë gjenetike do të bëhet I mundur kurimi I sëmundjeve dhe do arrihet të mbahet I gjallë trupi human për një kohë të pacaktuar, duke kthyer pas edhe plakjen, pra duke rinuar trupin.
Raymond Kurzweil thekson se kur inteligjenca artificiale do të mposhtë atë biologjike, do të ndodhin ndryshime radikale në shoqërinë njerëzore, duke ndikuar në sjelljen tonë, mënyrën tonë të jetesës duke përfshirë edhe kontrollin e trurit tonë. Kujtojmë se shkenca ka përparuar aq shumë sa janë krijuar kompjuterë të cilët sillen si qenie humane.