Spitali i Pejës ka njoftuar shkarkimin e shefit dhe kryeinfermieres në repartin e Gjinekologjisë, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur pak ditë më parë, ku një foshnje, e cila lindi e vdekur u fut në lavatriçe së bashku me çarçafët nga personeli i spitalit dhe doli e copëtuar.
Sipas njoftimit të spitalit, e gjitha është një ngjarje e rëndë dhe e pajustifikueshme, por spitali thekson se ka ndodhur nga papërgjegjshmëria e personelit dhe jo nga ndonjë plan dashakeqës.
Spitali ka lajmëruar se po merr masat e duhura për të hartuar një plan të ri të rekrutimit të punonjësve si edhe të përmirësimit të procedurave të brendshme organizmit, kjo për shkak se shefi i repartit u konsiderua i papërgjegjshëm.