Një luftanije detare tajlandeze është fundosur gjatë një stuhie që përfshiu Gjirin e Tajlandës. BBC raporton se më shumë se 100 marinarë u shpëtuan nga ekipet e kërkim shpëtimit.
Me dhjetëra marinarë të tjerë rezultojnë ende të zhdukur. Erërat e forta dhe uji i cili depërtoji brenda bëri që anija të mbytej.
Anija po patrullonte rreth 32 km nga distrikti Bang Saphan në Tajlandën qendrore në atë kohë. Stuhitë priten të intensifikohen në Gjirin e Tajlandës, ku shërbimet e trageteve janë pezulluar dhe meteorologët kanë paralajmëruar për dallgë të larta dhe shi të dendur duke e bërë më të vështirë kërkimin për marinarët e humbur.
Fotot e postuara nga Marina Tajlandeze tregojnë se anija anon në anën e djathtë të saj dhe anijet rezervë të shpëtimit që përpiqen të gjejnë të mbijetuar. Tre anije detare dhe helikopterë u dërguan për të ndihmuar, por vetëm njëra prej tyre arriti në anije përpara se të fundosej. Incidenti shënon fundosjen e parë të një luftanijeje tajlandeze që nga Lufta e Dytë Botërore qëkur një nëndetëse amerikane përmbysi HTMS Samui pranë Malajzisë ku mbetën të vdekur 31 marinarë.