Moti i paqëndrueshëm pritet të na shoqërojë këtë fundjavë të muajit prill, pavarësisht se e premtja u shoqërua me rritje të lehtë të temperaturave dhe diell, duke arritur dhe në 18 gradë Celsius.
Sinoptikanët thonë se mëngjeset dhe mbrëmjet do të vijojnë të jenë të freskëta, ndërsa të dielën priten reshje shiu.
Deri në mesin e këtij muaj sinoptikanët parashikojnë që temperaturat e ajrit do të jenë në vlera më të ultë se mesataret mujore të Prillit.