Vendi është në gjendje alarmi nga vala e egër e viruseve sezonale. Tani është lajm i jetës sonë të përditshme sëmundja e një miku, të afërmi ose partneri, i cili, me siguri, në fillim të simptomave të para ka pyetur veten nëse është koronvirus, i ftohtë apo grip.
Pa zëvendësuar shkencën si ilaçet dhe vaksinat ose masat higjienike, mënyra jonë e jetesës mund të luajë një rol thelbësor në mbrojtjen e trupit. Frutat dhe perimet, drithërat e plota, arrat, bishtajoret, prodhimet e bulmetit si dhe burimet e proteinave të peshkut, mishit ose perimeve, përbëjnë një arsenal të fuqishëm me të gjitha lëndët ushqyese të nevojshme për të forcuar sistemin imunitar si vitaminat, mineralet dhe fibrat.
Gjithashtu, cilësia e gjumit, koha që kalojmë për aktivitetin fizik, stresin dhe zakonet “e këqija” mbajnë pjesën e tyre të përgjegjësisë për funksionimin e sistemit imunitar.