Një shqiptare e cila ishte nën hetim së bashku me bashkëshortin dhe 4 persona të tjerë është arrestuar në portin e Ankonës në Itali. Mediet italiane shkruajnë se dy bashkëshortët, për t’i shpëtuar dispozitës së gjyqtarëve, ishin larguar në vendin e origjinës, në Shqipëri.
Ajo përfundoi në “arrest shtëpie” për trafik droge, pasi mbërriti nga Shqipëria dhe zbriti në portin e Ankonës. 25-vjeçarja u përball me policët e komisariatit Città di Castello së bashku me stafin e Skuadrës Lëvizëse të Drejtorisë së Policisë së Ankonës.
Operatorët e Komisariatit të Tifernate, të ndihmuar nga efektivët e Skuadrës Lëvizëse të Komisariatit të Policisë së Ankonës, pasi kanë identifikuar gruan dhe kanë kryer formalitetet, e kanë shoqëruar në banesën e saj në Umbertide për zbatimin e masës së sigurimit arrest shtëpie. Ndaj 25-vjeçares agjentët e Komisariatit kanë nisur edhe procedurën me qëllim aplikimin urgjent të byzylykut elektronik.