Presidenti francez Emmanuel Macron ka njoftuar se qeveria franceze do të ndajë dy miliardë euro për të ulur taksat për klasën e mesme.
“I kërkova qeverisë të dalë me propozime, për dy miliardë euro, që do të fokusohen në klasën e mesme”, tha Macron në një intervistë për TF1.
Sipas tij, ato dy miliardë euro do të jenë pjesë e planit buxhetor deri në vitin 2027, por nuk do t’i referohen uljes së shërbimeve apo kontributeve.
“Kam kërkuar nga qeveria të punojë për këtë, por nuk dua ta mbyll derën këtu, sepse ndoshta ka gjëra të zgjuara për të bërë në lidhje me shërbimet dhe kontributet që paguani kur jeni i punësuar”, u tha Macron qytetarëve.