Janë bërë publike pamje të reja që lidhen me ngjarjen e rëndë më 30 gusht në Tiranë ku vëllai vrau të vëllanë bashkë me kunatën. Nga pamjet rezulton se Arsen Muskurti ka treguar edhe herë të tjera dhunë ndaj vëllait të tij.
Pamjet, të marra nga JOQ, tregojnë një sherr mes Arsen Muskurtit (autori) dhe Dritan Muskurtit (viktima) në një nga bizneset e autorit të ngjarjes.
Siç shihet nga fotot e mëposhtme, Dritani ka dashur të sulmojë me grusht Arsenin, por është mbajtur nga dy persona, një burrë dhe një grua, ndërsa një grua tjetër qëndron në këmbë.
Ndërkohë në një skenë tjetër evidentohet se Dritani i ka shkuar shumë afër Arsenit në tavolinën e tij të punës.
Ditën e ngjarjes, para është qëlluar Nora Muskurti, e cila qëndronte në këmbë pas bashkëshortit të saj. Ndërsa më pas Arsen Muskurti ka kthyer këndin e qitjes në drejtim të vëllait të tij, Dritanit.
Alban dhe Nora Muskurti u vranë brenda agjencisë së tyre të udhëtimeve në një rrugicë pranë xhamisë “Dine Hoxha” në Tiranë më 30 gusht. Arsen Muskurti hyri qetësisht në agjenci dhe qëlloi pesë herë me pistoletë dhe më pas u largua për t’u kapur disa orë më vonë në zonën e “5 Majit”.
Ende i pa penduar për krimin, Arsen Muskurti është shprehur se vëllai e kunata e meritonin të vdisnin pas konflikteve të vjetra për pronësinë, që vazhdimisht i kishte çuar të dyja palët në dyert e policisë.