Polombarët janë zhytur në ujërat e Semanit për të kërkuar trupin e 14-vjeçarit nga fshati Suk 1 i Fierit, që duket se është mbytur pasditen e djeshme duke peshkuar.
Sendet e tij personale janë gjetur në breg, por jo trupi. Shërbimet e RENEA nga ana tjetër kanë nisur kontrollin e zonës.
Fatkeqësia në familjen e Novruz Sakos është e madhe, sepse 12 vjet më parë është mbytur edhe një djalë tjetër, vëllai i adoleshentit që është duke u kërkuar në ujë.