Në garën për 14 majin, garojnë përballë njëri tjetrit për të marrë mandatin e kryebashkiakut të Shkodrës, po kjo nuk i ka penguar dy rivalët Benet Beci të PS dhe Bardh Spahia të koalicionit ‘Bashkë fitojmë’ të shtrëngojnë dorën me njëri-tjetrin.
Beci dhe Spahia kane qenë të ftuar në një Iftar nga shoqata Istanbul dhe aty janë përballur me njëri-tjetrin. E këtu kanë zgjedhur që t’i japin dorën njëri-tjetrit, moment që është fiksuar nga aparati fotografik.
Përmes fotos Beci e Spahia kanë përcjelle edhe mesazhin se njerëzorja, qëndron mbi rivalitetin politik.