4. Një grua ndihmon një burrë pasi të dy u plagosën gjatë një sulmi me raketa ruse në Kiev më 10 tetor.
5. Një burrë thur një kapele leshi, kapele tradicionale pakistaneze të quajtur “pakol” në dyqanin e tij në Peshawar, Pakistan.
6. Burra duke vrapuar nga hapësira ku po digjeshin makina në qendër të Kievit, pas një sulmi ushtarak rus, më 10 tetor.
7. Një punëtor shpëtimi mban në duar dy qenë jashtë një rrokaqielli të dëmtuar në Kiev pas granatimeve ruse, më 10 tetor.
8. Një djalë kërcen me të tjerët gjatë festimeve në përvjetorin e lindjes së Profetit Muhamed në Karaçi, Pakistan, më 9 tetor.
9. Një punëtor shpëtimi pushon afër një ndërtese banimi të dëmtuar rëndë nga një sulm me raketa ruse në Zaporizhja, Ukrainë, më 10 tetor.
10. Njerëzit fotografohen në Kiev përpara një fotografie me përmasa më të mëdha ku shihet në zjarr Ura e Krimesë.
11. Protestuesit mbajnë në duar flakë me ngjyrat e flamurit ukrainas jashtë ambasadës ruse në Varshavë, pas valës së sulmeve raketore të Rusisë në Ukrainë, më 10 tetor.
12. Një grua pret flokët e saj gjatë një proteste në mbështetje të grave iraniane në Prishtinë, më 12 tetor.
13. Fqinjët ndihmojnë Rimma Tsykalenko, 65-vjeçare, e cila është në karrocë, që të kthehet në shtëpinë e saj pasi ka marrë pensionin mujor në qytetin e Bakmutit, rajoni i Donjeckut të Ukrainës.
14. Oleksandra, 67-vjeçare, kujdeset për burrin e saj, Mykola, 66-vjeçar, i cili ka kancer në mushkëri, në shtëpinë e tyre të bombarduar në qytetin e Bakmutit, më 11 tetor.
15. Të afërmit dhe banorët protestojnë më 11 tetor, një ditë pasi një shofer i autobusit të shkollës u qëllua për vdekje në një sulm në autobusin e tij në Mingora, Pakistan. Deri në 2.000 vajza dhe djem u larguan nga shkolla në shenjë proteste ndaj sulmit.
16. Harku i nëndetëses sovjetike K-3 Leninsky Komsomol transportohet në një muze në qytetin e Kronstadt, jashtë Shën Petersburgut, Rusi, më 12 tetor.
17. Balona të lëshuara në qiell në festivalin ndërkombëtar të balonave “Zbuloni Armeninë nga qielli”, pranë vendbanimit Garni në rajonin Kotayk të Armenisë, më 12 tetor.
18. Një burrë peshkon në lumin Dniepr – pasi rusët goditën kryeqytetin ukrainas, Kiev, më 10 tetor.