Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ishte i pranishëm sot në Rrogozhinë për shkak të tensioneve të krijuara, pasi një qytetare fotografoi votën.
Bylykbashi tha se ka ndodhur ajo që kanë denoncuar vazhdimisht.
“Komisioni e ka kapur. Përgjegjësitë zgjidhen sipas ligjit. Komisioni i QV-së ka bërë detyrën. Për të kuptuar kush është mekanizmi në raport me rezultatin…Kjo është vepër penale, nuk është problematikë, është shumë më tepër”, – tha Bylykbashi.