Është vrarë me armë zjarri në Fier 41-vjeçari Elton Javori. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 në lagjen ‘16 prilli’ e njohur ndryshe si lagjja e “Backallarëve”. Ende nuk dihet se cili ka qenë motivi i kësaj ngjarjeje të rëndë. Policia ka arritur të identifikojë autorin dhe ka ngritur pika kontrolli në akset kryesor për arrestimin e tij.