Karabinierët kanë gjetur mëngjesin e sotëm trupin e Alfred Vefës, shqiptarit të cilit dy ditë më parë vrau me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij 35-vjeçare Klodiana Vefa.
Karabinierët e gjetën trupin në një zonë të izoluar në San Casciano Val di Pesa. Sipas hetuesve, ai është vetëvrarë me të njëjtën armë me të cilën i mori jetën edhe ish-bashkëshortes.
Alfred Vefa ishte në kërkim që prej mbrëmjes së të enjtes dhe kërkimet ishin shtrirë në të gjithë zonën e Firences.
Sipas dëshmisë së fqinjëve, ata shpesh kishin konflikte me njëri-tjetrin dhe se shqiptari ishte një person i dhunshëm. Përpara se të humbte jetën, 35-vjeçarja kishte marrë kërcënime nga ish-partneri dhe ky i fundit i kishte bërë të qartë se nëse nuk do të ishte e tija, nuk do të ishte e askujt tjetër.
Gjendja është agravuar kur 35-vjeçarja ka nisur të njihej me dikë tjetër dhe kishte planifikuar që të jetonte në një shtëpi veçan së bashku me dy fëmijët që i kishte nga martesa me Alfred Vefën, gjë të cilën vrasësi nuk e ka pranuar dot, duke kryer edhe masakrën brenda familjes.