Në lidhje me vrasjen e ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Vlorës, policia ka shoqëruar 10 persona të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen. 33-vjeçari Rei Mete goditi me grushte 55-vjeçarin Armando Meshau i cili më pas u përplas me orenditë e kancelarisë, çka solli edhe vdekjen e tij. Disa orë më vonë policia arrestoi autorin e dyshuar të ngjarjes.
I riu është marrë në pyetje disa herë nga policia dhe ka mbajtur të njëjtin qëndrim. Ai mohon të ketë dashur të vrasë 55-vjeçarin. Ata janë takuar rastësisht në një kancelari në Vlorë dhe viktima e ka ofenduar i pari dhe më pas situata ka përshkallëzuar në dhunë fizike. Rei Mete është shprehur se e ka goditur për vetëmbrojtje dhe se vdekja është aksidentale. Mete pretendon se viktima i kishte para borxh dhe do t’i jepte një apartament.
Burimet e policisë së Vlorës konfirmojnë se Rei Mete fuste shpesh herë sekser për pronat në Vlorë. Sipas tyre, ai mbante përgjegjësi në emër të të ëmës, e cila është anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Policia po analizon pamjet e kamerave të sigurisë.