Një tornado e fuqishme goditi qytetin e Matador në Teksas, SHBA, duke iu marr jetën 4 personave, ndërsa 9 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Tornado shkatërroi me dhjetëra shtëpi, linja elektrike e shumë makina, duke lënë pas veç viktimave edhe dëme materiale kolosale. Qyteti ka mbetur pa energji elektrike dhe kjo situatë pritet të zgjasë të paktën deri ditën e shtunë, ka thënë kryebashkiaku i qytetit.
Autoritetet meterologjike thanë se ndodhi një fenomen i veçantë, në të cilin ishin bërë bashkë, tornado, erëra të forta dhe breshër.