Ditën e djeshme, 24-vjeçari Mikhail Zorin, Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe ukrainasi F. A., 25 vjeç tentuan të hyjnë në bazën ushtarake të armëve në Gramsh, teksa plagosën dy ushtarë shqiptarë. Ata thonë se janë blogerë, por nuk përjashtohet dyshimi se mund të jenë agjentë rusë.
Ata deklaruan para policisë shqiptare se janë fotografë dhe kishin blogerat e tyre ku reklamonin kryesisht foto dhe video të ish bazave ushtarake të Bashkimit Sovjetik. Ndërkohë ukrainasi me inicialet F.A., që njihet në rrjete sociale si Cyanidium, ka vizituar edhe më parë vendin tonë.
Në postimet e tij në rrjetet sociale a ka treguar se ka udhëtuar më të njëjtën makinë ‘Chevrolet Camaro’ me targa ukrainase dhe ka vizituar disa vende në Shqipëri. Madje në postimin e fundit 25-vjeçari nga Ukraina pa publikuar foto nga vizita në vendin tonë.
Mikhail Zorin, 23-vjeç, me pasaportë ruse, bashke me 33-vjeçaren Svetlana Timofoeva dhe 25-vjeçarin ukrainas, po fotografonin ambientet në Uzinën e Armëve, ndërsa janë ndaluar nga ushtarët shqiptarë të cilët u kanë kërkuar të ndalojnë por të huajt nuk janë bindur dhe i kanë sulmuar.