Një pamje e mrekullueshme është shfaqur në qiell falë shiut të meteorëve të cilat janë shfaqur në të gjithë pjesën e Ballkanit. Të shumtë kanë qenë njerëzit të cilët kanë dalë në rrugët e shteteve të ndryshme për të parë këtë shfaqje të mrekullueshme.
“Është vërtet mbresëlënëse t’i shohësh yjet, veçanërisht sepse ‘Rruga e Qumështit’ ishte e dukshme së bashku me yjet”, tha Mario Cuvelic, një shtetas kroat.
Sipas NASA-s, shiu i meteorëve ndodh kur Toka kalon nëpër gjurmët e mbeturinave nga kometa 109P/Sëift-Tuttle, duke bërë që grimcat e lëna pas nga kometa të ndërveprojnë duke shkaktuar vija të ndritshme drite në qiell.