Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit. Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë në përrua. Ngjarja ka ndodhur në ‘Rrugën e Arbrit’ në afërsi të fshatit Shkallë. Dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e mjetit tip ‘Audi’ dhe ka dalë nga rruga duke rënë disa metra poshtë.
Nga aksidenti ka vetëm dëme materiale, ndërsa drejtuesi dhe shtetasi K.K, pasagjer kanë shpëtuar mrekullisht, me dëmtime të lehta dhe po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Burrelit.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.