VesaNews sjellë foton nga momenti i vrasjes së Ardian Nikulaj mesditën e sotme në lokalin e tij në pedonalen e Shëngjinit. Siç mund të shihet në foto, autori është i maskuar me maskë COVID, skafandër dhe jelek fosforeshent ndërsa qëllon në drejtim të Nikulaj, duke e lënë të vdekur në vend. I pranishëm në këtë moment të rëndë ka qenë edhe një person i cili është marrë në pyetje nga policia.
Nga ana tjetër, për ngjarjen ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu. Ai thotë se kjo është një ngjarje që ka cënuar rëndë sigurinë publike.
‘I tronditur nga ngjarja e sotme në Shengjin ku ngeli i vrarë Ardian Nikulaj, biznesmen dhe anëtar i këshillit bashkiak! Një ngjarje e tille është cënim i rënde i rendit dhe sigurisë publike në qytetin tonë! Kërkoj me forcë nga organet e rendit dhe prokurorisë që të zbardhin sa me shpejt ngjarjen, për të vënë përballë ligjit autorët e kësaj ngjarje të shëmtuar! Shpreh ngushëllimet e mia familjes se tij dhe të afërmeve për këtë humbje kaq tragjike!’- shkruan Ndreu.