Nesër shënohet një vit që nga nisja e luftës në Ukrainë dhe në Kiev do të jetë edhe një delegacion nga Shqipëria.
Ky delegacion përbëhet nga ish kryeministri Pandeli Majko dhe 2 deputetët Xhemal Qefalia dhe Denis Deliu.
Ka qenë vetë Majko që ka publikuar publikuar foton, ku shkruan “Duke udhëtuar drejt Kievit me kolegët Xhemal Qefalia dhe Denis Deliu…”, shkruan Majko mbi foton e publikuar në llogarinë e tij në Facebook.
Deputeti socialist është nisur nga Polonia, në një udhëtim që zgjat 15 orë. Kjo është një nga mënyrat e udhëtimit që kanë zgjedhur liderë të shumë në fillim dhe gjatë luftës në Ukrainë, pasi konsiderohet e sigurt dhe shmang zonat ku ka luftime.
Më herët në Kiev, ka qenë kryeministri Edi Rama me një delegacion shqiptar dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.