Kuvendi i Shqipërisë u përfshi edhe në seancën e radhës nga tensione dhe përplasje mes mazhorancës dhe opozitës. Seanca u zhvillua mes goditjes së tavolinave nga opozita dhe mazhoranca që kalonte ligjet për miratim.
Deputeti Ervin Salianji hodhi një tymuese në drejtim të ministrave, ndërsa kaosi në Kuvend ishte i pranishëm gjatë gjithë seancës.
Seanca u mbyll pas miratimit në mënyrë të shpejtë të projektligjeve.