Katër persona kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në Mal të Zi, në Barane në afërsi të Plavës. Siç raportojnë mediat vendase, tre nga viktimat janë shqiptarë dhe një malazez. Kanë ndërruar jetë Mirza Mekuli, E. Haxhaj bashkë me bashkëshorten e tij, M. Haxhaj, përkatësisht 26 dhe 20 vjeçe, dhe N.Cirkoviq malazez 26 vjeç.
Raportohet se në aksident ishin të përfshira dy automjete të cilat janë përplasur kokë më kokë.