Brenda 6 muajsh pritet të hapet gara për ndërtimin e aeroporti të ri turistik të jugut.
Në një postim në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga fusha e vjetër ajrore e Gjirokastrës, ku pritet të ndërtohet aeroporti. Rama tha se në fushën e vjetër ajrore të Gjirokastrës në bazë të studimeve të kryera me ndihmën e ekspertizës ndërkombëtare në zonën Sarandë-Gjirokastër, do të ndërtohet Aeroporti i ri Turistik i Jugut, gara për të cilin pritet të hapet brenda 6 mujorit të parë të këtij viti. Aeroporti i ri pritet të jetë një pikë e rëndësishme zhvillimi dhe do të sjellë më shumë punësim dhe zhvillim ekonomik të kësaj zone.