Ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson është bërë sërish baba. Lajmin e ka konfirmuar gruaja e tij Carrie. Frank është fëmija i tretë i çiftit dhe i teti për ish-liderin, fëmijë që i ka nga martesat e mëparshme.
“Mirë se erdhe në jetë Frank Alfred Odysseus Johnson i lindur më 5 korrik në orën 9.15. Unë e dua çdo minutë teksa të shoh duke fjetur. Shoh dy fëmijët e mi më të mëdhenj që përqafojnë vëllanë e tyre me kaq gëzim dhe emocion. Të gjithë jemi shumë të lumtur’, shkroi Carrie Johnson në faqen e saj në Instagram, shoqëruar me një foto të saj duke mbajtur në dorë të porsalindurin.