Gjykata ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për Valter Bamin, i cili dyshohet se është autori i atentatit të Gentjan Bejtjas ku ndërroi jetë kunati i këtij të fundit, Ramazan Sino dhe u plagosën dy fëmijët e mitur të Bejtjas.
Valter Bami është shfaqur përpara togave të zeza i buzëqeshur dhe me dy gishta lart.
Gjatë seancës, ai mohoi kategorikisht përfshirjen e tij në atentatin duke mbajtur të njëjtin qëndrim që ka mbajtur përpara policisë. Ai ka pohuar se gjatë orëve kur ka ndodhur vrasja ai ka qenë në shtëpi dhe për këtë ka edhe prova. Prokuroria dorëzoi provat që në kyçin e dorës së Bamit janë konstatuar gjurmë baruti çka vërteton se atë natë ai ka qëlluar me armë.
Në përfundim të seancës avokati Ilir Murati, hodhi akuza ndaj prokurorisë, pasi sipas tij, nuk paraqiti prova të forta.