Në orët e vona të mbrëmjes së kaluar është plagosur me armë zjarri një 35-vjeçar në Tiranë. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në zonën e rrethrrotullimit të Selitës rreth orës 23.00 të së premtes.
Sipas policisë i plagosur ka mbetur Zamir Kalemi 35 vjeç. Drejt tij është qëlluar me breshëri automatiku duke marrë plagë në këmbë dhe është dërguar për mjekim në spital, raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Kalemi dyshohet se është qëlluar nga një automjet tjetër në lëvizje.
Zamir Kalemi është vëllai i Andrea Kalemit të cilit iu bë atentat këtë verë në Greqi si dhe kushëriri i Aleksandër Sadikaj, i cili u vra me eksploziv në makinë tek rrethrrotullimi i TEG-ut. Policia ka ngritur si pistë kryesor atë të hakmarrjes pasi Zamir Kalemi dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e Edmond Papës në dhjetor 2022.
Menjëherë pas atentati, në zonën e Berzhitës policia gjeti një automjet i cili po digjej dhe brenda tij u sekuestrua një armë zjarri automatik që dyshohet se u përdor gjatë atentatit ndaj Kalemit.
(Në këtë foto Zamir Kalemi është ngjitur me Edvin (Andrew) Bode. Në këmbë është Andrea Kalemi në të djathtë dhe Albano Velo në të majtë. Bode dhe Velo akuzohen për vrasjen e Edmond Papës)