Një aksident i rëndë ka ndodhur në ‘Rrugën e Kombit’, në aksin Rrëshen-Rubik. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën rreth orës 07:20. Automjeti tip “Chevrolet” me drejtues një shtetas malazez është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin Gëzim Lazri 56 vjeç, efektiv policie pranë Komisariatit të Policisë Mirditë i cili sapo kishte lënë shërbimin dhe po kthehej në banesë.
Si pasojë e këtij aksidenti, ka humbur jetën punonjësi i policisë Gëzim Lazri. Ndërsa drejtuesi i automjetit tjetër ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.
Paraprakisht, dyshohet se shkaku i aksidentit rrugor ka qenë parakalimi i gabuar në shkelje të rregullave të qarkullimit i automjetit tip “Chevrolet” që drejtohej nga shtetasi malazez. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe nën drejtimin e Prokurorit, vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.