Është arrestuar 26-vjeçari Eldi Allushi i cili shkaktoi aksidentin te diga e Liqenit Artificial.
Allushi humbi kontrollin e mjetit, përfundoi mbi zonën e këmbësorëve duke u përplasur me digën e Liqenit Artificial.
26-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes bashkë me targën dhe dokumentet e makinës.
“Rreth orës 15:00 të ditës së sotme, Policia e Qarkullimit Rrugor Tiranë ka arritur të lokalizojë dhe shoqërojë në komisariat shtetasin E. A., pronar i automjetit BMW X6, i cili mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:15, është përplasur në bordurën mbrojtëse në skarpatin e digës së Liqenit Artificial. Pronari i mjetit do t’i nënshtrohet verifikimeve dhe hetimeve të mëtejshme mbi rastin”, njofton policia.