Eldi Allushu, 26-vjeçari i cili aksidentoi mjetin e tij tip BMW X6 duke u përplasur me bordurën e digës së Liqenit Artificial.
Allushi ka thënë fillimisht para uniformave blu se nuk është ai drejtuesi i mjetit. Më pas, Allushi pretendoi se i ka ngelur pedalja e gazit e takuar.
Pas hetimeve, është zbuluar se në automjet, bashkë me Allushin ndodheshin edhe dy të rinj të tjerë.
Njëri prej tyre është shoqëruar nga Policia ndërsa tjetri është duke u kërkuar.