Shumë myslimanë në mbarë botën festojnë sot Fiter Bajramin, por këtë vit festa vjen mes luftimeve dhe shkatërrimeve të shumta.
Në Turqi dhe Siri, shumë janë ende në zi për njerëzit e dashur të humbur në tërmetin shkatërrues që goditi të dy vendet më 6 shkurt. Erdogan kreu lutjet e mëngjesit të Bajramit në Hagia Sophia, kishën bizantine të shekullit të 6-të në Stamboll, e cila u rikthye në një xhami tre vjet më parë.
-Në Sudan, në ditën e parë të festës myslimane, të shtëna me armë zjarri shpërthyen nëpër disa lagje të kryeqytetit, pavarësisht armëpushimit tre-ditor
-Në Pakistan rrugët dhe autostradat e vendit u bllokuan pasi miliona njerëz u mbërthyen në trena, tragete, autobusë dhe motoçikleta, për të festuar me familjen në fshatra. Një traditë tjetër e lidhur me Bajramin është shpërndarja e ëmbëlsirave.
Në Kuvajt shumë myslimanët janë mbledhur për faljen e Bajramit në një stadium futbolli, i cili priti ndeshje gjatë Kupës së Botës FIFA vitin e kaluar.