Besimtarët mysliman këtë të Premte do të festojnë Fitër Bajramin, festë e cila vjen pas mbylljes së muajit të madhërishëm të Ramzanit. Kreu i komunitetit mysliman Bujar Spahiu ka uruar besimtarët mysliman për këtë ditë të rëndësishme, duke ju kujtuar që të varfëritë të jenë përherë në vëmendje të tyre.
Një vëmendje të veçantë ai ka kërkuar për të rinjtë.
Komuniteti mysliman i Shqipërisë ka njoftuar se selia e KMSH do jetë e hapur jo vetëm për përfaqësues të politikës dhe trupës diplomatike por edhe për publikun dhe cilindo besimtar që ka dëshirë t’i urojë Bajramin kryetarit Spahiu. Fitër Bajrami do të falet ditën e premte më 21 prill 2023, në orën 06:40 në “Sheshin Skënderbej”.