Me ikjen e tyre nga Pallati Mbretëror, Princi Harry dhe Meghan Markle nuk do të ishin më në gjendje të përfitonin asnjë para dhe do të duhet ta fitonin vetë jetesën. Filmi që ata kanë nënshkruar me Netflix duket se ju ka sjellë të ardhura të konsiderueshme.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare dhe ekzaktësisht atyre mediave që merren me jetën e ‘mbretërorëve’, duket se dyshja ka rënë dakord për 100 milionë dollarë me platformën, jo vetëm për dokumentarin, por edhe për një sërë projektesh të tjera që do të shohin dritën e ditës në të ardhmen. Ashtu siç pritej, përdoruesit e Twitter-it nuk mund ta injoronin këtë fakt dhe për rrjedhojë shprehën mendimet e tyre publikisht.
Në bazë të komenteve, Princi Harry dhe Meghan Markle janë quajtur gënjeshtar dhe se po përdorin jetën e tyre personale për të gjeneruar para. Sipas komentuesve, ata po gënjejnë në lidhje me trajtimin që i ka bërë Pallati Mbretëror vetëm e vetëm për të fituar vëmendje. Ata nuk lënë pa përmendur intervistën me Oprah Winfre që sipas tyre ishte vetëm starti i gënjeshtareve të çiftit Harry dhe Meghan.