Mbrëmja e kaluar ka qenë me shumë surpriza në Festivalin e 61-të të Këngës. Këtë vit e gjithë formula e këngës që do të përfaqësojë vendin tonë në Eurovision erdhi totalisht ndryshe. Produksioni i RTSH e ndau votimin në dy pjesë, atë të jurisë profesioniste dhe fituesit të publikut që më pas do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.
Juria profesioniste ja dha çmimin e parë Elsa Lilës, çmimin e dytë Albina Kelmendit dhe familjes së saj dhe çmimin e tretë për grupin ‘2 Farm’.
Por publiku ka zgjedhur që çmimin t’ja japë Albina Kelmendit dhe familjes së saj cila automatikisht do na përfaqësojë në Eurovision.