Festat e fundvitit kanë bërë që të krijohen radhë të gjata në pikat e kalimit kufitar në vendin tonë. Tradita shekullore që emigrantët shqiptarë kthehen në atdhe për festat e fundvitit ka bërë që më datë 23 dhjetor në Kapshticë kanë hyrë 5772 shtetas dhe kanë dalë 2462 të tjerë.
Ndërkohë, po në këtë datë, më 23 dhjetor në pikën kufitare të Qafë-Thanës kanë hyrë 2253 persona dhe kanë dalë 2015 të tjerë.
Sipas pikave kufitare përkatëse, gjendja është nën kontroll dhe po punohet me procedurë të përshpejtuar. Me afrimin e festave të fundvitit ka nisur fluksi emigrantëve që kthehen në atdhe nëpërmjet portit te Durrësit.
Përgjatë 24 orëve të fundit nga kjo pikë kufitare kanë hyrë mbi 7000 shtetas, si dhe mbi 1800 automjete me tetë tragete. Vetëm mëngjesin e së shtunës kanë mbërritur mbi 4 mijë shtetas me 4 tragete.
Për të përballuar fluksin në rritje nga ana e autoritetit portual si dhe policisë se kufirit po punohet me kapacitet të plotë. Nga 12 sporteve në ditë të zakonshme aktualisht në funksionojnë janë 24 të tilla, që shërbejnë për kontrollin e dokumentacionit. Nga ana tjetër kompanitë e lundrimit kanë nisur lundrimet dopio-corse (vajtje-ardhje brenda ditës) nga Durrësi drejt Italisë për tre herë brenda javës. Gjithashtu oraret e nisjeve drejt Italisë në mbrëmje shtyhen me një orë nga 22:00, në 23:00 për tragetet që do të bëjnë lundrime dyfishe.