Qytetarë të shumtë po mbërrijnë në vendin tonë për të kaluar festën e ndërrimit të viteve. Në portin e Durrësit mbetet i lartë fluksi i udhëtarëve ku vetëm gjatë të hënës janë ankoruar 5 tragete me rreth 3800 udhëtarë. Pavarësisht fluksit, nuk regjistrohen radhë të gjata.
Ndërkohë emigrantët vijojnë të kalojnë në numër të madh edhe në pikat e tjera kufitare.