Rezerva Federale e SHBA tha se nuk veproi me “forcë dhe urgjencë të mjaftueshme” në mbikëqyrjen e operacioneve të Silicon Valley Bank (SVB), e cila u shemb muajin e kaluar në fiasko më të madhe bankare që nga viti 2008 dhe shkaktoi shqetësim global për gjendjen e industrisë bankare.
Nënkryetari i FED Michael Barr tha se mbikëqyrja ishte e pamjaftueshme dhe se standardet rregullatore ishin shumë të ulëta, raportoi agjencia Reuters.
“Rënia e SVB tregon se ka dobësi në rregullim dhe mbikëqyrje që duhet të adresohen”, tha Barr, duke shtuar se ky auditim është hapi i parë në një proces që ofron një pasqyrë të kushteve që çuan në kolapsin e bankës, duke përfshirë roli i mbikëqyrjes dhe rregullimit në Rezervën Federale.
Përfundimi i analizës së Rezervës Federale të SHBA-së u publikua në një kohë kur një tjetër bankë kreditore amerikane, First Republic, është ende në telashe serioze.
Rregullatorët e SHBA thuhet se po punojnë për një paketë të mundshme shpëtimi të bankës së 14-të më të madhe amerikane.
Zëvendëskryetari i Mbikëqyrjes së Rezervës Federale, Michael Barr, i cili drejtoi rishikimin, tha se banka qendrore e SHBA duhet të shtrëngojë rregullat e saj dhe të zbatojë mësimet e nxjerra nga kolapsi i Silicon Valley Bank.