Byroja Kombëtare e Hetimit ka ushtruar pasditen e sotme kontrolle në banesën e bashkëjetueses së Arben Ahmetajt në Hamallaj.
Mësohet se gjatë kontrolleve në këtë banesë janë gjetur, një sasi e madhe parash, në euro, dollarë dhe lekë. Kontroll ka pasur edhe në banesën e ish-bashkëshortes së Ahmetajt.
Disa ditë më parë është bërë edhe një padi penale në SPAK ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.
Padia ka të bëjë me një vilë që sipas paditësit e ka përfituar Arben Ahmetaj nga pronari i inceneratorëve, Klodian Zoto, duke e lidhur drejtpërdrejt me korrupsionin e kësaj afere.
Paditësi pretendon se vila u porosit nga Klodian Zoto dhe tani është emër të bashkëjetueses së Ahmetajt, Eriola Hoxha dhe kap vlerën e 1 milionë eurove.