Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ foli për vrasjet dhe kriminalitetin në vend. Gjatë bisedës në studio me gazetare Marsela Karapanço, Hajdari tha se nga insitucionet duhet të ketë bashkëpunim, dhe se sipas tij SPAK është timoni dhe se është ai që udhëheq hetimet.
I ndalur tek rasti i Ervis Martinajt i shpallur i zhdukur nga familjarët, ai tha se shumë shpejt pritet edhe të zbardhet e vërteta.
“Nuk do të jetë shumë e gjatë koha, por do të kuptohet nëse do të jemi përpara një inskenimi, apo larje hesapesh, Nuk ka informacion, por duke parë se si funksionon, bota ka përparuar, ka satelitë, hetime të thelluara. SPAK dhe policia që po merren me këtë çështje do ta kenë situatën e qartë, nëse ndodhen para një stimulimi apo një ngjarje tjetër.