Farat e lulediellit kanë shumë vlera ushqyese, që i bëjnë ato mjaft të shëndetshme për organizmin tonë. Ato përmbajnë sasi të mëdha të kalciumit dhe magnezit, vitaminës B, A, D, E, acide yndyrore që janë të dobishme për lëkurën dhe flokët.
Farat e lulediellit mund të reduktojnë oreksin
Farat e lulediellit përmbajnë deri në 1/4 e proteinave ushqyese, për të cilat kanë nevojë organizmi. Ato përmbajnë gjithashtu lipide, karbohidrate, vitamina dhe minerale, të cilat janë po aq të nevojshme. Edhe kur piqen farat e lulediellit ruajnë në brendësi disa minerale të caktuara (jod, hekur, magnez) të nevojshme për funksionimin e qëndrueshëm të zemrës, enëve të gjakut dhe pastrimit të toksinave. Gjatë dimrit duke ngrënë një herë në javë një grusht me fara luledielli të pjekura, ju merrni një sasi të mirë me vitamina dhe minerale.Për shkak të përmbajtjes së tyre me vitaminë B6 dhe acidit folik, farat janë të dobishme gjatë momenteve të çrregullimeve nervore dhe çrregullimeve të humorit. Ato janë gjithashtu një qetësues i shkëlqyer dhe një antidepresant. Përveç kësaj, procesi i ngrënies së farave të lulediellit mund të zëvendësojë cigaren. Nga ana tjetër, farat mund të forcojnë thonjtë e flokët. Ekstraktet dhe pjesë të farave të lulediellit janë përdorur në kozmetikë, të tilla si maska, skrub dhe kremra ushqyese për trupin dhe flokët.