Një dështim i madh, një dramë që në Torino ishte paralajmëruar kohë më parë, por tashmë merr trajtë zyrtare. Për herë të parë pas 8 vitesh, Juventus eliminohet që në fazën e grupeve në Champions League. Lisbona ishte dhe mbetet një tabu e madhe për “Zonjën e Vjetër”, nuk arrin as këtë herë të fitojë, tashmë është e detyruar të luaj me Maccabi-n për një biletë në Europa League, beteje që do të zhvillohet në distancë.
Në “Da Luz” u zhvillu një 90-minutësh i çmendur, gola fantastik, por dhe gafa pa fund, 7 gola të shënuar, në fund ishte Benfika që doli me pikë të plota pas fitores 4-3. Antonio Silva kaloi Benfikën në avantazh që në minutën e 17-të, por Kean krijojë iluzionin se Juve nuk do të dorëzohej lehtë teksa 4 minuta më pas rikthehu baraspeshën. Ekipi i italian ishte i pafuqishëm për të rezistuar teksa brenda pjesës së parë, Benfika realizoi dy gola të tjerë, me Joao Mario dhe Rafa Silva.
Historia ishte e njëjtë edhe me fillimin e pjesës së dytë ku sërish Rafa Silva dërgoi topin në rrjetë dhe rezultatin në 4-1. Allegri ndërhyri në formacion me 4 zëvendësime që i dhanë më shumë freski dhe forcë goditëse. Milik dhe McKennie realizuan dy gola të shpejtë duke rihapur sfidën, por vetëm kaq, pa mund të shmangin këtë humbje që djeg jashtëzakonisht shumë. Një xhiro përpara fundit, Juve “lan duart” më Champions.