Albina Kelmendi dhe familja e saj performojnë sonte në Eurovizion me këngën “Duje”. Kënga do të jetë në shqip dhe pjesë e performancës do të jenë 6 anëtare të familjes nga Kosova, një e veçantë që nuk është parë më parë në një skenë.
Albina Kelmendi do të ngjitet në skenë orës 22:22 me orën lokale, ose në orën 21:22 në Angli.
Për të gjithë shqiptarët që ndodhen jashtë Shqipërisë do të mund të votojnë me kodin “Vote 14”. Eurovision 2023 do të transmetohet drejtpërdrejt në radiotelevizionin publik shqiptar.