E gjithë Europa është nën alarmin e kuq për shkak të të nxehtit ekstrem. Alarmi i kuq është lëshuar në 16 qytete në të gjithë Italinë. Akropoli në Greqi, atraksioni më i njohur turistik i vendit është mbyllur gjatë kësaj periudhe e cila njihet edhe si piku i të nxehtit pasi temperaturat regjistruan deri në 44 gradë celsius. Është shtuar edhe rreziku për zjarre.
Vala e të nxehtit ka përfshirë gjithashtu edhe disa pjesë të SHBA-së. Autoritetet ju kanë bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë brenda banesave të tyre në mënyrë që të mos ju rrezikohet jeta.
Këto temperatura ekstreme në të gjithë Europën por edhe në SHBA janë falë të nxehtit afrikan i cili sipas meteorologëve njihet edhe si anti-cilkon i cili vjen nga Saharaja. Temperaturat në shumicën e vendeve pritet që të shkojnë deri në 46 gradë celsius.