77.7% e shqiptarëve mendojnë se paketat e ndihmës të dhëna nga qeveria nuk i ndihmojnë familjet në nevojë dhe pensionistët për të përballuar rritjen e çmimeve.
Vetëm 20.1% mendojnë se i ndihmojnë këto kategori, ndërsa 2.1% nuk përgjigjen.
Ndërkohë, 54.7% e shqiptarëve mendojnë se qeveria ka dhënë më pak ndihma se sa ka pasur mundësi të japë. Vetëm 38% e tyre mendojnë se ka dhënë më shumë ose aq sa ka pasur mundësi.