Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se ai diskutoi fillimin e fluturimeve direkte nga Rusia në Republikën e vetëshpallur Turke të Qipros Veriore me presidentin rus Vladimir Putin.
Televizioni turk NTV raportoi se Erdogan u tha gazetarëve në Nju Jork për këtë.
Erdogan tha se fluturimet direkte nga Rusia do të mbështesin ekonominë atje, duke pasur parasysh të ardhurat e mundshme nga turizmi.
“Nëse fluturimet direkte për në Republikën Turke të Qipros Veriore fillojnë nga Rusia, sigurisht që do të jemi të lumtur”, tha Erdogan.
Mediat turke raportuan se dy linja ajrore ruse janë të interesuara për të nisur fluturimet drejt aeroportit të ri Ercan, i cili do të hapet më 15 nëntor.
Agjencia ruse RIA Novosti tha se sipas mesazhit të liderit të Qipros Veriore, një nga linjat ajrore private ruse tashmë ka aplikuar për fluturime drejt Qipros Veriore.
CNN Turk raportoi më parë se Rusia planifikon të nisë fluturime të drejtpërdrejta në Republikën e vetëshpallur Turke të Qipros Veriore në nëntor.
Qiproja u nda nga pushtimi turk i vitit 1974. Kujtojmë se së fundi SHBA hoqi embargon e armëve të vendosura ndaj administratës së grekëve qipriotë të Qipros Jugore. Ky vendim shkaktoi një reagim negativ nga Turqia dhe Qiproja Veriore.