Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se Perëndimi nuk u përpoq të bëhej një ndërmjetës në luftën e Rusisë kundër Ukrainës.
Këtë e bën të ditur agjencia Anadolu.
“Për fat të keq, Perëndimi aktivizoi vetëm elementë provokues në këtë luftë dhe nuk veproi si ndërmjetës. Sa i përket ndërmjetësimit, ne si Turqi e morëm këtë rol në vitin 2022 dhe operuam Korridorin e grurit të Detit të Zi”, tha Erdogan.
Sipas tij, Evropa mori rreth 44% të grurit të eksportuar nga Ukraina, Turqia – 16%, vendet afrikane – 14%.
Kreu i shtetit njoftoi gjithashtu se Turqia synon të prodhojë miell nga gruri rus për ta dërguar në koordinim me Rusinë dhe OKB-në në vendet afrikane që kanë nevojë.
“Sigurisht, tani ka një pjesë më intensive të punës – çështja e plehrave. Përsëri, shpresoj se ne do të ndërmarrim hapa së bashku me Rusinë,” shtoi ai.